Stadiumi i Dortmundit shndërrohet në një spital Covid-19

Futbolli është ndaluar, pothuajse në të gjitha vendet për shkak të COVID-19, megjithatë stadiumet vende vende po shndërrohen në spitale.

Futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit dhe klubet pritet të pësojnë humbje të mëdha ekonomike, derisa ende nuk dihet kur do të qetësohet gjithçka dhe të rinisë sezoni.

Sido që të jetë, të gjithë skuadrat e mëdha europiane janë vënë në rresht për të ndihmuar sadopak shtetet në përballimin e situatës, me mundësitë e tyre.

Së fundi Borussia Dortmund ka vendosur të vërë stadiumin “Signal Iduna park” në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, për të shtruar dhe kuruar të prekurit nga virusi vdekjeprurës.

SH 4a1fc