Kaevski: Nga Buxheti do të paguhen nga 14.500 denarë për muajin prill dhe maj për sportistët dhe për punonjësit sportiv

Qeveria dje solli dekret me të cilin përcaktohet pagesa e mbështetjes financiare prej Buxhetit në shumë prej 14.500 denarë për sportistët, personat profesionistë dhe administratën sportive për muajin prill dhe maj të këtij viti.

Pagesa do të bëhet në bazë të statusit të personave të punësuar apo të angazhuar me kontratë të angazhuar në klube dhe federata sportive kombëtare të cilët kanë vendime për kryerjen e veprimtarisë sportive. Me të do të përfshihen të gjithë personat të cilët mbi çfarëdo marrëveshje janë angazhuar në federatat dhe në klube, informoi drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski.

“Kohërat e jashtëzakonshme, kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Mu për këtë gjatë javëve të kaluara jemi drejtuar nga krijimi i paketës së masave dhe dekretit që do të ndihmojë sporti të mbijetojë në kohëra të tilla të vështira. Kjo është masa kryesore e cila do të thotë ndihmë prej 14.500 denarë për prillin dhe majin, mjete të dedikuara drejtpërdrejtë për sportistët dhe punonjësit sportiv me qëllim që të ruhen vendet e tyre të punës dhe lehtësimi i procesit të punës në këto kohëra krize”, tha Kaevski në pres konferencën e sotme në Qeveri.

Të gjithë personat të cilët i takojnë kësaj kategorie, theksoi, deri më 15 prill duhet në mënyrë elektronike të dorëzojnë kërkesa për pagesat e mbështetjes financiare deri tek federata kombëtare sportive, ndërsa federatat sportive kombëtare në afat prej shtatë ditësh t’i dorëzojnë kërkesat me dokumentacionin e nevojshëm në Agjencinë për Rini dhe Sport (ARS).

“Formulari për kërkesën dhe procesin e plotë do të publikohet në ueb faqe dhe në buletinët e ARS dhe të Federatave kombëtare sportive”, sqaroi Kaevski.

Krahas kësaj mase, shtoi, kemi krijuar edhe paketë plotësuese masash, me të cilat, siç tha, besojmë se do të lehtësohet puna dhe funksionimi i klubeve në këtë gjendje të rëndë.

Theksoi se ARS do të shtrojë propozim në Qeveri për 50 për qind ulje të çmimeve të shërbimeve për objektet sportive që janë në kompetencë të institucioneve, si edhe rekomandimin për parimin e njëjtë të funksionimit në komuna dhe vetëqeverisjen lokale.