Morati: Mesi në Inter – nuk është ëndërr e pamundur

Ish presidenti i Interit, Masimo Morati ka ndarë mendimin e tij për mundësinë e klubit nga Milani për të sjellë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi.

“Nuk mendoj se kjo është plotësisht ëndërr e pamundur. Mesi është duke përfunduar kontratën e tij dhe me siguri do të përpiqet të kthehet në shtëpi. Nuk e di nëse situata do të ndryshojë, por mendoj se do të shohim gjëra të mahnitshme në fund të vitit”, deklaroi Morati.

Këtë sezon, 32 vjeçari argjentinas ka luajtur 31 ndeshje për klubin katalunas, duke shënuar 24 gola dhe duke realizuar 15 asistime.

Gjatë sezonit, Mesi kishte konflikt me një pjesë të kryesisë së Barcelonës dhe qëndrimi i tij në klub për sezonin e ardhshëm nuk është i sigurt.