Thirrja e OBSH: Bjellorusia të ndalë sportin!

Thirrja e OBSH: Bjellorusia të ndalë sportin!

Bjellorusia është ndër të paktat vende që po e zhvillojnë normalisht aktivitetet sportive pavarësisht pandemisë coronavirus.

Ndeshjet e futbollit jo vetëm që po luhen sikur nuk ka ndodhur gjë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë kufizuese. Kjo situatë ka shqetësuar Organizatën botërore të Shëndetësisë që iu bëri një apel autoriteteve bjelloruse për të ndërprerë grumbullimet masive dhe si rrjedhojë edhe evenimentet sportive.

Ai që e bëri këtë apel ishte Dr.Patrick O’Connor që është pjesë e Task Forcës së OBSH gjatë një vizite në Minsk ku shkoi për të verifikuar situatën në vend.

‘Nga të dhënat qe kemi marrë, duket qartë se këtu ka një rritje të vazhdueshme rë rasteve pozitive me Covid-19 dhe që dyfishohen cdo 2-3 ditë. Duhen forcuar të gjitha masat e izolomit e sidomos të pezullohen evenimentet që kërkojnë grumbullim të shumë personave, sic janë ato sportive’

Ministri Bjellorus i Shëndetësisë, Vladimit Karanik u përgjigj se pezullimi i kampionateve nuk është një vendim në kompetencën e tij, ndërkohë që presidenti Alexander Lukashenko kishte vënë si prioritet ekonominë e vendit dhe jo karantinimin duke theksuar se vendi nuk mund ta përballojë izolimin.

Ditën e shtunë në Bjellorusi u raportua një bilanc me mbi 2200 raste pozitive me Covid-19 dhe 23 të vdekur. Ndërkaq ministri Karanik konfirmoi se testet laboratorike zbuluan se 301 punonjës të shëndetësisë janë infektuar nga virusi.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.