Sllovenia ka konfirmuar se ka vendosur që të rikthejë futbollin nga muaji i ardhshëm

Liga sllovene pritet të rikthehet më 5 qershor, dukem iu bashkuar kampionateve të tjera që kanë vendosur të përfundojnë edicionin.

Sllovenia bëri të ditur se nga fillimi i muajit të ardhshëm do t’i lejojnë të gjitha evenimentet sportive të zhvillohen.

Liga e tyre ishte ndërprerë që nga mesi i muajit mars, duke pushuar kështu për dy muaj me radhë.

Në Superligën e Sllovenisë janë zhvilluar 25 xhiro, me Ljubljanan që kryeson me 50 pikë, pesë më shumë se Celje dhe Aluminij i vendit të dytë dhe tretë.