Izair Emini futbollisti tetovar doli pozitiv me COVID-19

Futbollisti i Dritës, Izair Emini, një emër i njohur për futbollin shqiptar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në një prononcim për RTV Dukagjinin, Emini e pranon faktin se ka rezultuar pozitiv, por thekson se nuk ka simptoma dhe nuk ka ndier asnjë shqetësim. Po është e vërtetë që jam prekur me Covid-19, dje kemi bërë testet që të shohim se a jemi pozitiv apo negativ, ndërsa unë fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv”.

Unë nuk kam pasur asnjë shenjë nga ky virus që po flitet. Nuk kam pasur asnjë problem me fyt, kollitje apo shqetësime në gjoks. Jam normal dhe shumë mirë”.

“Jam vetizoluar për 14 ditë, pasi kështu kam udhëzimet nga kontrolli shëndetësor dhe nuk mund të lëviz më shumë. Jam në shtëpi. Duhet të qëndroj në shtëpi me një dhomë. Nuk kam pasur kontakte me ndonjë futbollist, trajner apo aktorë të futbollit, thjesht kam bërë stërvitjet individuale pa ndërprerje”, – ka thënë 34-vjeçari nga Tetova.

Drita dje ka filluar me stërvitje, ndërsa sot është kompletuar pothuajse e gjithë skuadra.