Gari Kasparov e përkrah  fushatën e yllit të NBA Enes Karter në luftën kundër padrejtësive në Turqi: Patjetër ti kundërvihemi diktatorëve

Gari Kasparov e përkrah fushatën e yllit të NBA Enes Karter në luftën kundër padrejtësive në Turqi: Patjetër ti kundërvihemi diktatorëve

Shahisti i njohur botëror Gari Kasparov ka publikuar video inçizim me të cilën e përkrah fushatën për mbledhjen e 1 milion nënshkrimeve në luftën kundër padrejtësive në Turqi.

Fushata e titulluar si :” Ti je shpresa ime” e filloi ylli i NBA Enes Karter përmes veb faqes për mbledhjen e nënshkrimeve change.org, kurse qëllimi i fushatës është që të zgjojë vetëdijen kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Turqi nga ana e qeverisë së Erdoganit.