Do të rrënohet stadiumi legjendar “San Siro”, nuk ka vlerë kulturore

Do të rrënohet stadiumi legjendar “San Siro”, nuk ka vlerë kulturore

Stadiumi “Xhuzepe Meaca” ose “San Siro”, duhet së shpejti të rrënohet.

Stadiumi, ku luajnë ekipet e Interit dhe Milanit, zyrtarisht është hapur në vitin 1926, ndërsa kapaciteti i tij i tanishëm është pothuaj 80.000 vende.

Ky është konkluzioni nga raporti i ri i Ministrisë së Kulturës së Italisë, ku thuhet se stadiumi i “rosonerëve” dhe “neroazurëve”, “nuk ka vlerë kulturore”.

Të dy klubet paradokohe kanë shprehur dëshirë që të ndërtojnë stadium të ri të përbashkët.

Kësaj ideje iu kundërshtua prefekti i Milanos, Bepe Sala, i cili vlerëson se stadiumi aktual duhet të rinovohet.

Megjithatë, plani i tij është refuzuar.

Ky stadium është rikonstruktuar në vitet e 50-ta dhe 90-ta, por pasi ato intervenime nuk janë më të vjetra se 70 vjet, ai nuk mund të mbrohet si e mirë arkitektonike dhe për këtë shkak do të rrënohet.

Në vendin e tij do të ndërtohen hotele, parqe si dhe qendër sportive.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.