Seria A me plan konkret për vazhdimin e sezonit

Seria A me plan konkret për vazhdimin e sezonit

Seria A ka përpunuar plan për vazhdimin e sezonit, i pezulluar për shkak të koronavirusit, publikojnë mediat italiane.

Sipas, “La Gazeta delo Sport, ideja është që të mbahen ndeshjet e shtyra nga raundi i 25-të më 13 qershor, në mënyrë që të gjitha skuadrat të kenë 26 ndeshje në kampionat.

Pas kësaj, raundi i 27-të i Serisë A do të fillojë më 20 qershor. Propozimi do të diskutohet të enjten në takim me ministrin italian të Sportit, Vinçenco Spadafora.

Kështu, më 13 qershor mund të zhvillohen duelet e mëposhtme: Inter – Sampdoria, Atalanta – Sasuolo, Torino – Parma dhe Verona – Kalari.