Liga e parë angleze mund të vazhdojë më 17 qershor

Klubet angleze në Ligën e parë angleze u morën vesh që ta vazhdojnë sezonin pas mesit të qershorit. Në këtë rast, kampionati duhet të përfundojë deri më 1 gusht.

Sipas “Telegraf”, vazhdimi i sezonit do të ndodh të mërkurën më 17 qershor. Në këtë ditë do të ketë dy takime – Aston Villa do të jetë nikoqir i Shefilld Junajted, ndërsa Mançester Siti do të luajë në shtëpi me Arsenalin.

Orari ishte publikuar në takimin e aksionarëve në ligë. Ndeshjet e mëtutjeshme do të mbahen më 19 dhe 20 qershor.

Paraprakisht, klubeve në Ligën e parë angleze iu ishte lejuar që të bëjnë stërvitje me kontakte. Para kësaj, ata stërviteshin individualisht ose në grupe të vogla.

Kampionati i Anglisë ishte suspenduar më 13 mars për shkak të pandemisë së virusit korona, 92 ndeshjet tjera ishin anuluar për kohë të pacaktuar.