Klubet e Ligës së parë angleze morën leje për ndeshje miqësore në përgatitjet për vazhdimin e sezonit

Klubeve të Kampionatit anglez të futbollit iu është lejuar që të luajnë ndeshje miqësore në periudhën përgatitore para vazhdimit të sezonit.

Sipas “Telegrafit” është lejuar që të bëhet sparing kundër ekipeve deri te të cilat mund të arrihet më shpejtë, më së shumti për një orë e gjysmë, ndërsa secili lojtar duhet të vijë me transport të vetin. Krahas kësaj, nuk do të ketë gjykatës zyrtarë në këto ndeshje.

Vazhdimi i sezon it në Ligën e parë angleze, ndërprerja për shkak të pandemisë së virusit korona, është caktuar për më 17 qershor.