KF Renova 14 ditë në izolim! Nuhiu: Kujdes me virusin nuk është lojë

Rikthimi i ndeshjeve të futbollit të ligës së parë në Maqedoninë e Veriut është në pikëpyetje pasi disa futbollistë janë infektuar me Covid-19. Në mesin e tyre është edhe Drejtori Sportiv i Klubit të Futbollit Renova, Fisnik Nuhiu. Ai po qëndron i mbyllur në shtëpi, ndërsa për TV21 rrëfeu për simptomat e Covid-19.

“Dy ditët e para kisha temperaturë bashkë me djersitje ajo I bashkëngjiteshe me kokë dhimbje që nuk mund ta ndalej as me barna kokë dhimbja ka zgjatë katër apo pesë ditë dhe më pas këto largohen dhe shfaqen disa simptoma që e humba shijen dhe nuk ndaloj asgjë nuk ndjejë asnjë erë kur ha apo kur pi apo arome dhe tani kamë një kollitje më të shpeshtë që ditët para nuk e kam pas tani e kamë dhe karakteristike tash është kjo pjesa e nofullës buzët dhembët dhe nofulla më rinë sikurse nuk janë të mijat dhe kjo më lodhe edhe kur ushqehem dhe kur flas”, tha Finskin Nuhiu, drejtor sportive KF Renova.

Instituti për shëndet publik ka sjell një vendim që klubi i futbollit Renova 14 ditët e ardhshme të jetë ne izolim me qëllim që të mos përhapet virusi edhe më shumë.

“Nga dita e sotme na ka ardhur një vendim kolektiv që të gjithë duhet të jemi të izoluar pa marrë parasysh negativ apo pozitiv, të gjithë klubi te jemi të izoluar 14 ditët e ardhshme për shkak se ne kemi pasur kontakte”, tha Finskin Nuhiu, drejtor sportive KF Renova.

Nuhiu gjithashtu bën apel që qytetarët të kenë kujdes dhe jo frikë, për shkak se ai vetë i ka përjetuar simptomat.

Te ekipi tjetër tetovar, Shkëndija, nga testet e bëra kanë dale dy futbollit pozitiv, por nuk ka vendim për izolim të të gjithë klubit, por vetëm të futbollistëve që janë të infektuar.

Ekipi i KF Shkupit nuk ka kemi pranuar të bëjë testimet në spitalin “Acibadem Sistina”, ndërsa kanë bërë kërkesë të testohen nga Spitali Shtetërorë i RMV-s.