Gjermania, Portugalia dhe Rusia pretendentë për organizimin e ndeshjeve në Ligën e kampionëve

Finalja e Ligës së kampionëve ndoshta nuk do të luhet në Stamboll, transmeton “Bild”.

Planifikohet të mbahet një mini turnir, ku do të përfshihen ndeshjet nga çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja. Sipas gazetës gjermane, Gjermania veçmë është paraqitur për organizimin e turnirit, ndërsa Portugalia dhe Rusia planifikojnë ta bëjnë këtë. UEFA dëshiron që vendi nikoqir të përcaktojë katër stadiume në radius prej 100 kilometrave.

Gjermaninë mund ta përfaqësojnë stadiumet e Ajntrahtit, Majncit, Hofenhajmit dhe Darmshtadit. Paraprakisht, Liga e kampionëve 2019/2020 është ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vazhdimi është paraparë për gusht, por datë konkrete ende nuk u publikua.