Ndeshja e fundit e sezonit në ligën NBA, do të luhet më së voni deri 12 tetor

Hollësirat për projektin për vazhdimin e sezonit në ligën NBA, janë bërë të njohura.

Sipas ESPN, sezoni do të vazhdojë më 31 korrik, ndërsa ndeshja eventuale e shtatë e serisë finale të plej of-it do të zhvillohet më së voni deri më 12 tetor.

Këshilli i NBA-së, do të takohet nesër për të aprovuar planin përfundimtar për vazhdimin e sezonit.