Ibrahimoviq do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Lacion dhe Juventusin

Sulmuesi i Milanit Zllatan Ibrahimoviq, pritet tërësisht të jetë i gatshëm për ndeshjet me Lacion dhe Juventusin në Serinë “A”. Suedezi 38 vjeçar e lëndoi muskulin gjatë stërvitjes dhe për momentin është jashtë aksionit.

Sipas Koriere dela Sera”, Ibrahimoviq tërësisht do të shërohet për ndeshjen me Lacion më 4 korrik dhe me Juventusin tre ditë më vonë. Megjithatë, ai sigurt do t’i lëshojë katër ndeshjet e para pas vazhdimit të sezonit, duke e përfshirë edhe revanshin me Juven në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Gjatë shërimit, Zllatan do të qëndrojë në Itali dhe më nuk do të kthehet në atdheun e tij, siç bëri para disa ditësh.

Për 10 ditë veterani do të kalojë teste të reja për të parë se si zhvillohet trajtimi i tij.