Messi e përfundoi karrierën te kombëtarja e Argjentinës

Messi e përfundoi karrierën te kombëtarja e Argjentinës

Futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi vendosi të tërhiqet ngapërfaqësuesja e Argjentinës, për të cilën luajti më shumë se një dekadë,pas humbjes në finale të Kopa Amerika.

Argjentina pësoi përsëri nga Kili, pas ekzekutimit të penaltive, duke qenë se nuk pati gola as pas vazhdimeve.

Lojtari i Barcelonës dështoi të shënonte njërën nga penaltitë që i kushtoi me humbje përfaqësueses së tij.

"Ekipi kombëtar ka marrë fund për mua. Janë humbur katër finale, nuk është për mua. Vendimi është marrë, besoj", thekson Messi.
Krahas dy finaleve të humbura ndaj Kilit, 29-vjeçari ishte pjesë e skuadrës që humbi në finale të vitit 2007 nga Brazili, si edhe asaj që pësoi nga Gjermania në finale të Kampionatit Botëror të vitit 2014.

Ai për Argjentinën ka luajtur 113 ndeshje dhe ka shënuar 55 gola.

Please publish modules in offcanvas position.