Reali bën hap të madh drejt trofeut të kampionatit në La Ligë

Futbollistët e Real Madridit kanë shënuar fitore të madhe pasditen e sotme në “San Mamesh” kundër Atletik Bilbaos e cila i çon shumë afër trofeut në La Liga.

Në fushën e nxehtë të Bilbaos, golashënues i vetëm ka qenë Serhio Ramos nga penaltia në minutën e 73-të.

Me tre pikët e reja, Reali ka forcuar pozitën e saj të parë në tabelë me 77 pikë, shtatë më shumë se Barcelona e cila ndeshjen e xhiros së 34 do ta luajë sonte me Vilarealin.

Në rast se katalunasit pësojnë disfatë, atëherë do të kenë vetëm shanse teorike në katër xhirot e fundit të arrijnë rivalin e madh.