Anulohen ndeshjet barazh për LFM të Dytë – Perëndim, 13 futbollistë kanë virus korona

Anulohen ndeshjet barazh për LFM të Dytë – Perëndim, 13 futbollistë kanë virus korona

Komisioni garues në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) solli vendim për anulimin e ndeshjeve barazh për përmbushjen e LFM së Dytë – Perëndim.

Vendimi është sjellë pasi rezultatet e testimit për virus korona konfirmuan se gjithsej 13 futbollistë të ekipeve KF Çakllani dhe KF Fortuna janë pozitivë në Kovid-19.

Sipas predispozitave për garim, shorti do të vendosë se cila nga tre ekipet, KF Çakllani, KF Fortuna dhe KF Veleshta do të sigurojë vend në LFM të Dytë – Perëndim për sezonin garues 2020/21.

Pasi të merren rezultatet nga testimi për virus korona i ekipeve KF Rosoman dhe KF Slloga Vinicë, Komisioni garues do të vendos sa i përket luajtjes ndeshjes për plotësimin e LFM të Dytë – Lindje, thonë nga FFM.