KF Makedonija Gjorçe Petrov ka dy futbollistë pozitivë me koronavirus

KF Makedonija Gjorçe Petrov ka dy futbollistë pozitivë me koronavirus

Klubi i futbollit Makedonija Gjorçe Petrov, kumtoi sot se dy futbollistë janë pozitivë me koronavirus.

“Ne ju dëshirojmë rikthim të shpejtë në stërvitje dy lojtarëve tanë, që rezultuan pozitivë me Kovid-19. Lojtarët janë në shtëpi dhe në gjendje të mirë dhe ditët e kaluara nuk kanë pasur simptoma”, qëndron në kumtesë.

KF Makedonija GJP anulon ndeshjet miqësore me KF Rabotniçki dhe KF Akademija Pandev, deri në javën e ardhshme, kur e gjithë skuadra do të testohet përsëri për të konfirmuar se të gjitha janë negativë.

“Ne duam të tregojmë përgjegjësi dhe shembull se si duhet të sillen të gjitha klubet në kohë të pandemisë! Ne ju bëjmë thirrje të gjitha klubeve të mos luajnë ndeshje pa testime”, shtohet në kumtesë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.