Nedved: Real Madridi dhe Mançester Siti janë kandidatë për trofeun në Ligën e Kampionëve

Nënkryetari i Juventusit, Pavell Nedved e komentoi shortin për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi do të përballet me Mançester Sitin ose Real Madridin, ndërsa pastaj kundër dikujt nga Barcelona, Napoli, Bajerni i Munihut dhe Çellsit.

Së pari “Bjankonerët” duhet ta eliminojnë Lionin në 1/8 e finales, prej të cilit humbën me rezultat 0:1 në ndeshjen e parë.

“Para së gjithash, ne duhet ta kalojmë 1/8 e finales, pasi e kemi të qartë se na pret një ndeshje shumë e rëndë kthyese. Shorti është shumë emocionues, por gjithmonë është vështirë që të zgjedhet një kundërshtar nga çerekfinalja e këtej, sepse të gjitha ekipet janë të forta në këtë fazë. Real Madridi dhe Mançester Siti janë dy nga kandidatët për trofeun dhe për çdo rast bëhet fjalë për një përballje shumë të rëndë. Tani qëllimi ynë është që të arrijmë deri në Portugali. Ky format i ri me tri ndeshje eliminatore është shumë interesant për gjithë botën e futbollit, veçanërisht sepse luhet në periudhë kur zakonisht nuk ka futboll”, deklaroi Nedvedi për ueb-faqen e UEFA-s.