Fulami u kthye në Premier Ligë

Ekipi i Fulamit sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën premierë, pasi mbrëmë në finalen e plej-ofit e mposhti Brentfordin me 2:1.

Tre golat u arritën në 30 minutat shtesë, ndërsa në 90 minutat e rregullta rezultati ishte 0:0.

Xho Brajan ishte shënues i dyfishtë i Fulamit (në minutën e 105 dhe 117), golin për prestigj te Brentfordi e arriti Henrik Dalsgard.

Fulami u kthye në elitë vetëm as një viti.

Paraprakisht, pjesëmarrje në Premier Ligë arritën Lidsi dhe Uest Bromviçi, ndërsa ranë nga elita, Bornmunti, Votfordi dhe Norviçi.