Europa League: Shakhtar dhe Copenhagen, dy skuadrat e para çerekfinaliste

Shakhtar Donetsk dhe Copenhagen janë dy skuadrat e para që presin biletën për në cerekfinale të Europa League që rinisi pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje për shkak të pandemisë së coronavirusit, në nder të viktimave të të cilës në fillim të ndeshjeve u mbajt 1 minutë heshtje.

Në 1/8 e finaleve, skuadra ukrainase arriti të eliminojë Wolfsburgun me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Shakhtar kishte fituar ndeshjen e parë 2-1 dhe në Ukrainë ishte e qetë, megjithatë arriti të fitojë, një sukses që erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes kur u shënuan të 3 golat, dy nga Junior Moraes dhe Solomon.

Ndërsa skuadra daneze e Copenhagen arriti të kualifikohej mes 8 më të mirave pasi eliminoi Basaksehirin pasi e mundi 3-0 duke përmbysur humbjen 1-0 të pësuar në ndeshjen e parë. Wind e vendosi ekuilibrin në këtë eliminatore që në minutën e 4, ndërsa më pas po ky futbollist shënoi golin e dytë për Kopenhagen, ndërsa Folk vulosi përfundimisht kualifikimin e copenhagen teksa shënoi golin e tretë.