LE: Sevilla me lehtësi e kaloi Romën

LE: Sevilla me lehtësi e kaloi Romën

Skuadra e Sevillës ka arritur fitore relativisht të lehtë me 2: 0 kundër Romës në përballjen mes dyja skuadrave në 1/8 e finales të Ligës së Evropës.

Pritjet kanë qenë për një ndeshje shumë më të pasigurt, por spanjollët dominuan dhe nuk i dhanë kundërshtarit shans, duke vendosur gjithçka në pjesën e parë me golat nga Serhio Regillon në minutën e 22-të dhe Jusuf En-Nesiri në minutën e 44-të.

Kujtojmë se UEFA vendosi të përcaktojë fituesin e kësaj përballje në një ndeshje për shkak të pandemisë së koronavirusit, me ç’rast u anulua ndeshja e parë midis dy ekipeve.

Ndeshja u luajt në “MSV Arena” në Duisburg.

Rezultatet nga LE:

Baer Leverkusen – Renxhers 1: 0
Sevila – Roma 2: 0
Batel – Ajntraht Frankfurt 1: 0
Vulverhemtpton – Olimpiakos 1: 0.