Me 61 pikë, Lilard e kryesoi Portlandin deri në fitore ndaj Dallasit

Portland shënoi fitore të rëndësishme ndaj Dallasit me rezultain 134:131 (38:31, 28:27, 32:37, 36:36) në tentimin për t’u kualifikuar në plejof të NBA-së. Më së shumti merita për fitoren e “Blejzers” ka Damjan Lilard i cili shënoi 61 pikë.

A u bë lojtari i gjashtë në historinë e NBA-së, i cili shënoi 60+ pikë në ndeshje tre ose më shumë herë në karrierën e vet.

Portlandi me 34 fitore në 73 ndeshje, është i teti në Konferencën perëndimore, ndërsa Dallasi është një vend më lartë me 43 fitore në 74 ndeshje.

Në dy ndeshjet tjera të luajtura natën mes së martës dhe të mërkurës janë shënuar këto rezultate:

  • Sakramento – Nju Orleans 112:106
  • Uashington – Miluoki 113:126.