Nejmar shpallet lojtar i ndeshjes Atalanta – PSZH

Sulmuesi i PSZH-së, Nejmar është shpallur për lojtar të ndeshjes së mbrëmshme në kuadër të çerekfinales së Ligës së kampionëve kundër Atalantas.

Braziliani e luajti tërë ndeshjen dhe me një asistim ka kontribuar që ekipi i tij të fitojë me rezultatin 2:1.

Pas takimit, Nejmarit iu nda çmimi për lojtar të ndeshjes.

“Ai ishte lojtari më i rrezikshëm në fushë”, tha vëzhguesi teknik i UEFA-s, Kosmin Kontra.