Lebron vazhdon të “thyejë” rekorde

Lebron Xhejms nuk planifikon të japë indikacion për një fund të mundshëm të karrierës së tij të shkëlqyer. Lideri 35-vjeçar i Los Anxheles Lejkers shënoi një sezon “dabël-dabël” me një mesatare prej 25.3 pikë dhe 10.2 asistime për lojë, pasi hyri në rekordet e Ligës edhe një herë.

Për herë të parë në karrierën e tij, Xhejms e drejtoi sezonin me më shumë asistime për lojë në sezon me 10.2 (rekord personal) dhe gjithashtu u bë lojtari i vetëm në histori që shënoi mesatare prej 25.0+ pikë dhe 10.0+ asistime për lojë në moshën mbi 30 vjeç. Mbreti është gjithashtu asistenti më i vjetër i NBA ligës për një sezon.

Dhe jo vetëm kjo. Ky është sezoni i 17-të radhazi i Lebron në të cilin ai shënoi të paktën 1.500 pikë. Në këtë mënyrë, ai u barazua me legjendën Karim Abdul-Xhabar, i cili gjithashtu ka 17 fushata radhazi me të paktën 1.500 pikë.

Ekipi i tij përfundoi numër 1 në Konferencën Perëndimore me rezultatin 52-19 dhe tashmë është duke pritur për fituesin e serisë mes Portland Trejlblejzers dhe Memfis Grizlis ,për të filluar udhëtimin e tyre drejt titullit.