Arlind Ajeti firmosi kontratën me Torinon

Arlind Ajeti firmosi kontratën me Torinon

Arlind Ajeti ka firmosur kontratën me Torinon. Burime pranë stafit që menaxhon futbollistin, mediat italiane kanë arritur të sigurojnë foto nga momenti i firmës me klubin italian.

Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Ajeti zhvilloi vizitat mjekësore në klinikën “Medicina Dello Sport”, duke i kaluar të gjitha me sukses, ndërsa më pas takoi drejtuesit e klubit të Torinos të cilët kishin insistuar për blerjen e tij.

Atë e priste gati edhe kontrata e tij me Torinon, e negociuar një ditë më parë nga përfaqësuesit e lojtarit. Ajo do të jetë tre vjeçare, me të drejtën e zgjatjes edhe për dy vite të tjera. Nga kjo kontratë, Ajeti do të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon.

Please publish modules in offcanvas position.