Seria A, “20 mijë tifozë mund të lejohen në Olimpico”

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë në Itali, Pierpaolo Sileri, beson se Seria A mund të lejojë ‘deri në një të tretën e kapacitetit të stadiumit’ përsëri në tribuna.

Klubet e Serie A janë lejuar të kenë 1.000 spektatorë në ndeshjet e sezonit 2020-21, por Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora zbuloi se stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë beson se një e treta e kapacitetit të stadiumit mund të mbushet dhe të jetë ende brenda protokollit.

“Kur mbahen dy metra siguri, me rregulla të sakta, përqafimet janë të ndaluara, me përdorimin e maskave dhe pastruesve”, tha Sileri për Rai Uno. “Atëherë mendoj se mund të lejojmë që të mbushet deri në një të tretën e kapacitetit të stadiumit.

“Në rastin e Olimipco, për shembull, i cili mund të mbajë rreth 80,000 njerëz, unë mendoj se mund të lejojmë që rreth 20,000 deri 25,000 tifozë të hyjnë.”