“Tokio 2020”, vetëm sportistët me test negativë të “Covid 19”

“Tokio 2020”, vetëm sportistët me test negativë të “Covid 19”

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, i shtyrë për verën e vitit të ardhshëm si pasojë e pandemisë “Covid-19”, kanë deklaruar se në këtë Olimpiadë do të lejohet të vijnë dhe garojnë vetëm sportistët që do të jenë negativë nga koronavirusi.

Të gjithë ata që do të hyjnë në Tokio duhet të kenë kryer tamponin të paktën në 72 orët e fundit. Në Olimpiadë zakonisht marrin pjesë 11 mijë sportistë nga 200 vende të botës.

Aktualisht Japonia ka mbyllur dyert për personat që vijnë nga 159 shtete të botës, ku “Covid-19” vijon ende të ketë nivel të lartë infektimi.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.