U prezantuan fanellat e Kombëtares shqiptare për "Euro 2016"

U prezantuan fanellat e Kombëtares shqiptare për "Euro 2016"

Federata Shqiptare e Futbollit i ka prezantuar sot tre fanellat me të cilat do të luajë Kombëtarja shqiptare në Europianin francez.

Bëhet fjalë për një dizajn krejtësisht të ri dhe ashtu siç pritej, me një shqiponjë të vendosur në mes në të trija fanellat që mbërrijnë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanela e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme.

Fanella është një ndërthurje mes traditave shqiptare me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtetë unike. Gjithashtu në brendësi fanella ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.

Fanellat janë dizajnuar nga Glon Bakalli dhe janë prodhuar nga “Macron”. FSHF ka bërë të ditur se ka arritur dhe një marrëveshje 6 vjeçare me Macron ka dizenjuar gjithashtu dhe fanellat e Lazios, Aston Villa-s, Paokut apo dhe Sporting-ut.

Please publish modules in offcanvas position.