LA Lakers fitojnë thellë përballjen e parë finale ndaj Miami Heat

Los Angeles Lakers kanë triumfuar ndaj Miami Heat me rezultat 116-98 në ndeshjen e parë finale në NBA.

Finalja e parë e madhe e NBA e zhvilluar në AdventHealth Arena të Orlandos ka përfunduar me fitoren e Lakers, të cilët janë treguar të fortë për Heat.

Ekipi nga Los Angeles ka arritur të tregojë forcën e tyre në pjesën e parë, edhe pse çereku i parë ishte shumë i baraspeshuar duke u mbyllur me rezultat 31-28.

Në çerekun e dytë, Lakers treguar krejtësisht tjetër fytyrë duke fituar thellë 34-20 dhe duke shkuar në pushim me epërsi 65-48.

Fillimi i pjesës së dytë apo çereku i tretë ishte vendimtar në fitoren e Lakers, të cilët u treguan përsëri arrë e fortë për Heat.

Lakers në këtë çerek fituan me rezultat 28-19, duke e quar rezultatin e përgjithshëm në 83-67.

Në periodën e fundit, Heat arritën të kthehen në lojë duke triumfuar 31-23, por kjo nuk i mjaftoi pasi në fund u mposhtën 116-98.