Kush do të jetë presidenti i ri i Barcelonës?

Motoja Barcelona ‘Më shumë se një klub’ tregon se katalunasit nuk janë thjeshtë një klub futbolli.

Është e dukshme që klubi katalunas zë një vend të veçantë në zemrat e komunitetit dhe është diçka historike, që e dallon nga klubet e tjera në La Liga.

Zgjedhjet e reja presidenciale te Bracelona do të zhvillohen më 20 dhe 21 mars, të cilat ishin parashikuar të zhvilloheshin në qershor të vitit 2021.

Me mandatin e fituar, një kandidatit që zgjidhet i lejohet që të drejtojë klubin deri në gjashtë vite. Kjo nënkupton që zgjedhjet presidenciale në klub mbahen çdo gjashtë vite.Ish-presidenti Jose Maria Bartomeu nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, shkaku që ka dhënë dorëheqje në mbrëmjen e së dielës që shkoi.

Emra si Victor Font, ish-presidenti Joan Laporta, Jordi Farre, Toni Freixa dhe Luis Fernandez, do të kandidojnë për pozitën e të parit në klub.

Farre, Fonte dhe Laporta, mësohet se kanë votuar kundër Bartomeut, në mënyrë që të hapin rrugë kandidimit të tyre.