Shkëndija e vazhdon garën në Ligën e Evropës

Shkëndija e vazhdon garën në Ligën e Evropës

Skuadra e vetme shqiptare që ka mbetur pjesë e Ligës së Evropës është Shkëndija nga Tetova.

Tetovarët kanë arritur të shënojnë fitore të madhe në shtëpi përballë skuadrës kazake Neftci Baku 1:0.

Pasi ndeshja e parë në Kazakistan ka përfunduar në barazim 0:0, kuqezinjtë kanë bërë gjithçka mirë duke shënuar fitore që i ka kualifikuar për në raundin e tretë.

Ishte sulmuesi Besar Ibrahimi që ka shënuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e 31-të pas një asistimi nga mesfushori Radeski.

Pas kalimit të raundit të dytë, Shkëndijën do ta presë një punë e vështirë në raundin e tretë pasi do të përballet me skuadrën çeke Mlada Boleslav.

Please publish modules in offcanvas position.