Liverpool kalon më tej, kualifikimi për Gjimshitin do të vendoset në Holandë

Liverpool ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions League dhe vendin e parë në Grupin D pas fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Ajaxit.

Një fitore që ka ardhur në minutën e 58-të falë një goli të Jones.

Të Kuqtë kryesojnë grupin me 12 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i fazës me grupe.

Në vendin e dytë pozicionohet Atalanta me tetë pikë, një më shumë se Ajaxi, skuadër me të cilën do të luajë për të siguruar kualifikimin në javën e fundit.

Gjimshiti me shokë kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Midtjyllandit.

Miqtë kanë kaluar në avantazh me një predhë të Scholz në minutën e 13-të, ndërsa zikaltrit kanë barazuar në minutën e 79-të me një gol të bukur me kokë nga Romero.