Reali e ka të vështirë ta financojë transferimin e Mbappe

Para çdo afati kalimtar spekulohet se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini për një mega-transferim te Real Madridi.

Mirëpo, sipas Le Parisien, tifozët e Los Blancos duhet akoma të presin, pasi që transferimi nuk do të ndodhë në verën e ardhshme. Pandemia e coronavirusit u ka shkaktuar humbje të madhe klubeve, ndërsa në mesin e tyre janë edhe Loso Blancos. Për këtë arsye, klubi spanjoll nuk mund ta financojë një transferim eventual të anësorit francez në sezonin e ardhshëm.