Milani ka mposhtur Sëlltikun me përmbysje në “San Siro” me rezultatin 4-2, në një ndeshje spektakolare, e cila nisi keq për kuqezinjtë, por në fund u mbyll me fitore.
Me 3 pikët e marra ditën e sotme, skuadra e Piolit shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet e dyta në grupin H, 1 pikë më pak se Lila kryesuese, por të dyja skuadrat kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën tjetër.
Ndërkohë Totenhemi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 ndaj LASK në Austri, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Braga mposhti AEK-un me rezultatin 4-2, ndërsa Lestër Siti u shtang, duke u mposhtur me rezultatin 1-0 nga Zorja.
Rezultatet:
GRUPI G:
- AEK – Braga 2-4
Oliveira 31′, Vasilantonopulos 89’/ Tormena 8′, Esgaio 10′, Horta 45′, Galeno 83′
Zoria-Lester 1-0
Sajadmanesh 84′
GRUPI H:
- Milan-Sëlltik 4-2
Çalahanoglu 24′, Kastijeho 26′, Hauge 50′, Diaz 82’/ Rogiç 8′, Eduardo 14′