Zidane flet për eliminimin nga Bilbao dhe formën e dobët të Hazardit

Zinedine Zidane ka thënë se Real Madrid dhe tifozët duhet të jenë të durueshëm me Eden Hazard, pasi ai u mundua të ndikonte në humbjen 2-1 ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të enjten.

Dy golat e pjesës së parë nga Raul Garcia ishin të mjaftueshme për të dërguar skuadrën baske në finale, pasi goli i Karim Benzema nuk vlejti asgjë për Mbretërit.

Kjo humbje dhe paraqitja jo e mirë e lojtarëve, e në veçanti e belgut Hazard ka lënë shije të hidhur te tifozët e Los Blancos, por jo edhe te trajneri Zidane.

Zidane ka thënë se ekipi dhe Hazard u munduan të bëjnë më të mirën, por atë e arritën vetëm në pjesën e dytë dhe jo në të parën.