Leicester City ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier.
Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit që arritën të shënojnë në minutat e para.Zhvillohej minuta e 6-të e ndeshjes, kur Wilfred Ndidi që gjuan bukur nga distanca për të shënuar për 1-0.
Leicester nuk ndal duke radhitur rastet para portës së londinezëve.
Në minutën e 41-të ishte James Maddison që pranoi një top në zonë dhe shënoi për 2-0.
Leicester 2-0 Chelsea – James Maddison