Rezultatet e të gjitha takimeve në NBA – Suns marrin fitore të madhe ndaj Lakers

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa skuadra që pësuan humbje befasuese.

Los Angeles Lakers ka pësuar disfatë në udhëtim te Phoenix Suns me rezultat 111-94.Fitore të madhe mori Dallas Mavericks në udhëtim te Portland Trail Blazers me shifrat 132-92. 

Trium më të vështirë ishte për Brooklyn Nets që mposhtën Washington Wizards me rezultat 113-106.

Një tjetër përballje që dhuroi spektakël ishte edhe ai në mes të Cleveland Cavaliers, që mposhti Toronto Raptors me shifrat 116-105.

Chicago Bulls në anën tjetër triumfuan në udhëtim te Detroit Pistons me rezultat 100-86. Pas kohës shtesë, fitore të mundimshme mori edhe New York Knicks ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 100-101.