Lakers dhe Utah Jazz pësojnë humbje në ndeshjet e para

Janë zhvilluar ndeshjet e para të ‘Play-Off’-it në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Lideri i sezonit të rregullt në Lindje, Philadelphia 76ers nuk është befasuar, pasi ka marrë fitore të pritur në shtëpi.

76ers triumfuan me shtatë pikë epërsi 125:118 ndaj Washington Wizards për ta nisur mbarë këtë seri.

Befasia ka ndodhur në Phoenix Suns Arena, ku skuadra vendase me të njëjtin emër ka mposhtur kampionin në fuqi Los Angeles Lakers me nëntë pikë diferencë 99:90.

Devin Booker ishte fantastik në këtë takim me 34 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime.

Befasi ndodhi edhe në ndeshjen mes Utah Jazz dhe Memphis Grizzlies, ku mysafirët triumfuan me tri pikë diferencë 109:112.

Ndërkohë ndeshje interesante u zhvillua edhe në Madison Square Garden të New Yorkut.

Atlanta Hawks ka triumfuar me dy pikë diferencë 105:107 për ta nisur me epërsi këtë raund të Play-Off-it.