Rio 2016: Përfunduan Lojërat Olimpike, më shumë medalje për SHBA-në

Rio 2016: Përfunduan Lojërat Olimpike, më shumë medalje për SHBA-në

Kanë përfunduar Lojërat e 31-ta Olimpike Verore në qytetin brazilian Rio de Zhanejro.

Pas dy javësh të garave emocionuese në fund, më të suksesshëm janë konkurrentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 121 medalje të fituara.

Tabela e dhjetë vendeve më të suksesshme për nga numri i medaljeve të fituara:

  1. SHBA 121 (46 medalje ari, + 37 argjendi + 38 bronzi)
  2. Britania e Madhe 67 (27 + 23 + 17),
  3. Kina 70 (26 + 18 + 26),
  4. Rusia 56 (19 + 18 + 19),
  5. Gjermania 42 (17 + 10 + 15),
  6. Japonia 41 (12 + 8 + 21),
  7. Franca 42 (10 + 18 + 14),
  8. Republika e Koresë 21 (9 + 3 + 9),
  9. Italia 28 (8 + 12 + 8),
  10. Australia (29 (8 + 11 + 10).

Gjithsej 87 vende kanë pasur përfaqësues të tyre në podiumin fitues.

Nga rajoni më e suksesshme është Kroacia, e cila është renditur në vendin e 17-të me 10 medalje (5 + 3 + 2).

Please publish modules in offcanvas position.