Maqedonia, sërisht barazon pa gola

Maqedonia, sërisht barazon pa gola

Përfaqësuesja e Maqedonisë në sfidën e 6-të të garave në grupe në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Rumanisë, duke regjistruar edhe barazimin e tretë radhazi.

Pjesa e parë ishte e dominuar plotësisht nga Maqedonia, me mysafirët të cilët ishin anemik në 15 minutat e para të takimit të Shkup. Mirëpo edhe pse kishte pronësimin e topit dhe krijoi disa raste të njëpasnjëshme, Maqedonia nuk arriti që të gjejë rrugën deri te rrjetë e Rumanisë.

Momenti më emocionues i 45 minutave të parë ishte në minutën e 35-të, kur Elif Elmas u fut në zonën e 16 metrave dhe dërgoi një goditje të fortë me këmbën e majtë, por në vendin e duhur ishte portieri mysafirë. Më parë kishte edhe nga një tentim nga Bardhi, Spirovski dhe Ristevski, por të gjitha ishin të pasukseshme.

Në pjesën e dytë, Maqedonia shtoi tempon dhe rastin e parë më konkret e kishte Enis Bardhi, i cili gjuan fortë brenda zonës së rrezikut, ndërsa portieri mysafirë me forcat e fundit arrin që të ndalojë edhe këtë tentim. Pak më vonë, Elif Elmas u fut në zonë dhe pas disa driblimeve, nuk arriti që të dërgojë topin drejt portës mysafirë.

Në minutën e 70, Rumania kishte rastin më të mirë të ndeshjes, kur nga gjuajtja e lirë goditi Çiridesh, ndërsa ishte një intervenim jo i sigurtë i Dimitrievskit, të cilën nuk e shfrytëzuan mysafirët.

Pak më vonë, Enis Bardhi kishte një solo aksion dhe pas kaloi mbrojtësin rumun, goditi ashpër nga 20 metra, por në vendin e duhur ishte portieri mysafirë.

Me ndrrimet e bërë në të dy anët, që të dy kombëtaret nuk arritën që të krijojnë rast më konkret që të ndryshojnë rezultatin. Me barazimin e tretë, Maqedonia kalon në vendin e katërt të Grupit “J”, me 9 pikë, pas Rumanisë me 10, Armenisë me 11 dhe Gjermanisë me 15 pikë.