Kosova barazon në debutimin ndaj Finlandës (VIDEO)

Kosova e ka nisur me këmbën e mbarë fushatën eliminatore për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Skuadra që drejtohet nga Albert Bunjaki mori një barazim me shumë vlera në sfidën debutuese ndaj Finlandës që u mbyll në shifrat 1-1.

Kosova u befasua në minutën e 18-të pasi pësoi një gol nga vendasit që kaluan në avantazh me Arajuuri, gjithsesi Kosova reagon mjaft mirë në pjesën e dytë me një gol të shënuar nga pika e bardh nga Valon Berisha.

Kjo ishte sfida e parë zyrtare e Kosovës në një event të tillë, duke e nisur mjaft mirë fushatën kualifikuese.

Please publish modules in offcanvas position.