Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Xhudo

Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Xhudo

Atë që nuk e bëri katër vite më parë në Londër, nën petkun e Shqipërisë, Majlinda Kelmendi e arriti në Rio de Zhaneiro, duke marrë medaljen e artë në xhudo.

Në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike, sportistja nga Peja, ishte një mrekulli për tu parë në të gjitha ndeshjet e zhvilluara, duke kaluar me radhë 4- kundërshtare për të ardhur deri në finalen e madhe. Sytë e gjithë opinionit sportiv në Shqipëri, Kosovë dhe në vendet tjera ku ka shqiptarë ishin drejtuara kah Majlinda Kelmendi, si atletja me shanset më të mëdha për të marrë medalje të artë në Rio de Zhaneiro, dhe ajo nuk zhgënjeu.

Xhudistja e cila provon lojërat me flamurin e dytë pas atij shqiptar, fillimisht mposhti zviceranen Evelyne Tschopp pas vetëm 25 sekondash. Presioni ishte i madh, por Majlinda tejkaloi rivalen me një manovër klasi që i dha suksesin me ‘ippon’.

Fati i vendosi Kelmendit, në çerekfinale garuesen nga ishujt Mauritius, Kristan Lezhontil, xhudistë që 4 vjet më parë në Londër, kishte mundur kosovaren.

Majlinda sërish hasi në probleme të mëdha ndaj kundërshtares me ngjyrë, por përfitoi nga penalitetet në dëm të Lezhontil për të kaluar më tej. Programi i ndeshjeve e vendosi më pas në gjysmëfinale ndaj japonezes Nakamura, me triumfin sërish në favor të kosovares.

Në finale në përballjen ndaj italianes Odet Xhufredi, Kelmendi siguroi të artën e parë për Kosovën, duke festuar mes lotëve hapjen e një kapitulli të ri e të suksesshëm të Kosovës në Olimpiadë. Ajo u mirëprit në mënyrë protokollare në Kosovë, dhe morri një shpërblim të madh edhe nga organet kompetente të shtetit të Kosovës.

Mediet e huaja pasqyruan fitoren e Majlindës

Fitorja e Majlinda Kelmendit, pati një jehonë të madhe në mediet shqiptare dhe ato botërore. Fitorja e saj u pasqyrua si një fitore politike për shkak të përpjekjeve të Serbisë për të penguar Kosovën që të mos bëhet pjesë e Lojërave Olimpike. Madje kjo fitore u pasqyrua edhe ne televizionet më të njohura botërore të cilët sportisten kosovare e konsideronin si një heroine të kombit të shtetit të ri në Evropë. Në anën tjetër mediet botërore në ditën e mbylljes së Lojërave Olimpike, përmend faktin se një të artë ka fituar Kosova. Televizioni më i njohur në botë CNN raportin për Lojërat Olimpike e mbylli me pamjen e Majlinda Kelmendit gjatë marrjes së medaljes së artë. Kjo ishte një porosi e madhe për mbarë botën sepse edhe vendet e vogla dhe të reja kanë potencial dhe sportist të aftë për ti dhënë botës gjithçka.

Olimpiadat në Rio do të mbahen mend për shumë gjëra interesante

Lojerat Olimpike Rio 2016 c8a8f

Olimpiada e 31-, me radhë të cilat u mbajtën në Rio të Brazilit do të kujtohen për shumë gjëra interesante. Kosova për herë të parë merr pjesë në Olimpiadë dhe arrin deri tek medalja e artë ku meritat më të mëdha për këtë i ka sportistja tani më me famë botërore Majlinda Kelmendi. Amerikanët përfunduan me 121 medalje Olimpike. Usain Bolt në 3 Olimpiadat me radhë nuk len vend për risi, dhe në 3 disiplinat fiton medaljen e artë, Garat e vrapimit këtë herë ishin të rezervuara vetëm për atë. Majk Felps i cili arriti deri në 28 medalje të arta Olimpike do të mbetet një ikonë e notit. Medalje fituan garues nga 87 shtete të ndryshme. Shtetet me më shumë medalje ishin Amerika me 121 nga të cilat 46 të arta, Britania e Madhe me 67 prej të cilat 27 të arta, Kina me 70 prej të cilave 26 të arta, Rusia 56 nga të cilat 19 të arta, Gjermania nga gjithsej 42 arriti ti fitoj 17 medalje të arit. Brazili arriti të fitoj 7 medalje të arta.

10 shprehjet e famshme në Rio, ja çfarë tha Majlinda Kelmendi

Lojërat Olimpike kanë mbaruar, por disa thënie të sportistëve kampionë kanë ngelur të ngulitura në mendjet e njerëzve. Një ndër ta është edhe thënia e kampiones kosovare, Majlinda Kelmendi. Ja 10 thëniet më të bujshme të zgjedhura nga mediet e huaja.

“Unë jam më i madhi”– Bolt, pasi fitoi medaljen e 9-të të artë.

“A do të ketë një tjetër Michael Phleps? Sigurisht që jo. Ai është shumë i veçantë. Një sportist si Phelps vjen një herë në 10 breza.” – trajneri i Phelps pasi ky i fundit fitoi medaljen e 23-të të artë. Unë i vërtetova atyre se edhe pas luftës, edhe pasi ne i mbijetuam një lufte, nëse me të vërtetë e duan diçka ata mund t’ia arrijnë. Nëse ata duan të jenë kampionë Olimpikë, ata mund të jenë.

“Edhe pse ne vijmë nga një vend i vogël, një vend i varfër.”

Majlinda Kelmendi pasi siguroi medaljen e parë të artë për Kosovën në përfaqësimin e parë të Kosovës në Lojërat Olimpike.

“Tani të gjithë kritikët duhet të përtypin ato se çka thanë për mua.”– Neymar pasi fitoi të artën në futboll me kombëtaren e Brazilit.

“Unë nuk jam as Bolt dhe as Phelps i rradhës, unë jam e para Simone Biles.”

Gjimnastja 19 vjeçare amerikane pasi fitoi medaljen e 5-të të artë.

“E vetmja e vërtetë që thanë është se ishin të pirë”– drejtori i policisë së Rios teksa foli mbi akuzat e notarit amerikan Lochte se i kishin grabitur medaljet.

“Do të doja që të mos isha e vetmja dhe që plot të tjerë të vijnë pas meje. Nuk dua të njihem si Simone, notarja e zezë.’ ”

Simone Manuel notarja e parë me ngjyrë që fitoi medalje të artë.

“Kjo medalje e artë është një kundër përgjigje për të gjithë ata që deklaruan se unë duhet të isha një majmun në kafaz.”– sportistja braziliane Rafaele Silva, e rritur në një nga lagjet më të varfra të Rios.

“Do të mbërrij në shtëpi 20 orë para fillimit të mësimit. Do të kem kohë mjaftueshëm për të kapur orën e fizikës që fillon në 8.15.”– Virginia Thrasher, 19 vjeçar-ja që fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat e Rios.

“Unë tërhiqem. Kjo ishte e gjitha. Do ta var kostumin tim të garës dhe nuk do ta vesh kurrë më.”– Michael Phelps, pasi fitoi medaljen e 23-të të artë në Lojërat Olimpike.

 

Please publish modules in offcanvas position.