Italia me gol në kohën shtesë e mundi Maqedoninë

Italia me gol në kohën shtesë e mundi Maqedoninë

Reprezentacioni i Maqedonisë në fudboll mbrëmë është mundur nga Italia me rezultatin 3:2 me gol në kohën shtesë në ndeshjen nga xhiroja e 3-të e kualifikimeve për Kampionatin botëror 2018 në Rusi.

Golashënues për Maqedoninë ishin Ilija Nestorovski (57) dhe Ferhan Hasani (59) ndërsa për Italinë shënuan Andrea Beloti (24) dhe Çiro Imobile (75 dhe 90+1).

Në ndeshjet tjera nga grupi G, Izraeli e mundi Lihtenshtajnin me rezultat 2:1, ndërsa Spanja e mundi Shqipërinë në Shkodër me rezultatin 2:0.

Tabela:

  • Spanja dhe Italia nga 7 pikë
  • Shqipëria dhe Izraeli nga 6
  • Maqedonia dhe Lihtenshtajni me zero pikë

Please publish modules in offcanvas position.