Derbi anglez përfundoi pa gola

Derbi anglez përfundoi pa gola

Futbollistët e Liverpulit dhe Mançester Junajtedit luajtën pa gola në derbin e madh dhe ndeshjen e fundit të xhiros së tetë të Premier ligës angleze.

Më shumë se rezultati, zhgënjeu loja e dy klubeve angleze, kështu që tifozët në Enfild, si dhe mbarë botën, nuk panë asgjë nga beteja e shumëpritur.

Veçanërisht e dobët ka qenë pjesa e parë e lojës, në të cilën praktikisht nuk është parë asnjë mundësi. Zhoze Murinjo ka vendosur taktikë të mirë, dhe kështu mysafirët në pjesën më të madhe të gjysmës së parë kanë qenë më dominues.

Në këtë pjesë Junajtedi kishte iniciativë, me presing të mirë të linjës së fundit rivalëve nuk u kanë lejuar ta luajnë lojën e tyre, mirëpo Ibrahimoviç, Rashford, Pogba dhe Jang nuk kanë arritur ta rrezikojnë golin e Kariusit.

Në pjesën e dytë u pa diçka më tepër, Liverpuli luajti më mirë. Mundësi të shkëlqyer pati Emre Xhan në minutën e 59-të, por pas një tollovie në zonën e penaltisë dhe gjaujtjes së tij, De Hea ka reaguar shkëlqyeshëm.

Edhe 12 minuta më vonë portieri i Junajtedit ka qenë në krye të detyrës. Kutinjo ka gjuajtur një goditje të shkëlqyer nga distanca nën shtyllë, por spanjolli topin e devijoi në korner.

Deri në fund të ndeshjes nuk ka pasur ndryshime dhe Liverpuli dhe Junajted pas 11 vitesh zhvilluan një ndeshje pa gola.

Rezultatet e xhiros së 8-të:

e shtunë:

Çelsi – Lester 3:0
Bornmut – Hal 6:1
Arsenal – Suonsi 3:2
Mançester siti – Everton 1:1
Stouk – Sanderlend 2:0
WBA – Totenhem 1:1
Kristal Palas – Uest Hem 0:1

e diel:

Midëlzboro – Uotford 1:1
Sauthempton - Barnli 3:2

Tabela:

1. Mançester Siti 8 6 1 1 19:8 19
2. Arsenal 8 6 1 1 19:9 19
3. Totenhem 8 5 3 0 13:4 18
4. Liverpul 8 5 2 1 18:10 17
5. Çelsi 8 5 1 2 15:9 16
6. Everton 8 4 3 1 12:6 15
7. Mançester Junajted 8 4 2 2 13:8 14
8. Sauthempton 8 3 3 2 10:7 12
9. Kristal Palas 8 3 2 3 11:9 11
10. Uotford 8 3 2 3 13:13 11
11. Bornmut 8 3 2 3 12:12 11
12. WBA 8 2 4 2 9:8 10
13. Lester 8 2 2 4 8:14 8
14. Barnli 8 2 1 5 6:12 7
15. Uest Hem 8 2 1 5 9:17 7
16. Hal 8 2 1 5 8:20 7
17. Midëlzboro 8 1 3 4 7:11 6
18. Stouk 8 1 3 4 7:16 6
19. Suonsi 8 1 1 6 8:15 4
20. Sanderlend 8 0 2 6 6:15 2

Please publish modules in offcanvas position.