Futboll: Shkëndija sot e pret skuadrën e AIK

Futboll: Shkëndija sot e pret skuadrën e AIK

Të enjten me fillim në orën 20:00 Shkëndija do të luaj ndeshjen kthyese ndaj skuadrës suedeze të AIK-ut nga Stokholmi.

Pas barazimit të javës së kaluar në Stokholm me rezultatin 1:1, kuqezinjtë në Stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të kërkojnë kualifikimin në ndeshjet playoff të Uefa Ligës së Konferencës.