Milan e fitoi derbin në Serie A kundër Juventusit

Milan e fitoi derbin në Serie A kundër Juventusit

Milani fitoi derbin e javës së nëntë në Serie A ndaj Juventusit me rezultat 1:0.

Torinezët ishin më të rrezikshëm në këtë takim, por Rossonerët befasuan me lojën e tyre të sigurtë.

Rreziku i parë për portën e Zonjës së Vjetër erdhi në minutën e dhjetë pas një gjuajte të rrezikshme nga Suso, por Gianluigi Buffon bëri një pritje bravuroze.

Rast të mirë kishte edhe Paulo Dybala, por portieri milanez Gianluigi Donnarumma u tregua i sigurt.

Në minutën e 36-të Juventusit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, pas gjuajtës së bukur nga Miralem Pjaniq dhe me rezultatin 0:0 përfundoi pjesa e parë.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 65-të nga 18-vjeçari Manuel Locatelli, i cili shënoi një gol fantastik në portën e Zonjës së Vjetër pas një pasimi nga Suso.

Juve sulmoi deri në fund, por nuk arriti të tregohet konkret para portës së Donnarummas.

Pas kësaj humbje Milani ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Juventusi në vendin e parë.

Please publish modules in offcanvas position.