Afati kalimtar veror 2022

Afati kalimtar veror 2022

Afati kalimtar veror i këtij viti në ligat kryesore evropiane do të jetë i hapur deri më 1 shtator 2022.

Në Ligën Premier, afati është hapur më 10 qershor (e premte) – megjithëse shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe transferimet e lira nuk janë zyrtarizuar deri më 1 korrik. Afati kalimtar në Angli mbyllet më 1 shtator (e enjte) në orën 23:59.

Afati kalimtar në La Liga është hapur zyrtarisht më 1 korrik dhe do të mbyllet më 1 shtator në orën 23:59. Në të njëjtën periudhë zhvillohen transferimet edhe në kampionatin italian, Serie A.

Në Bundesliga, mbyllja e afatit do të ndodhë po më 1 shtator, por në orën 18:00. Në datën e njëjtë mbyllet afati kalimtar edhe në Ligue 1, një orë pas mesnate.

Top transferimi më i mirë deri më tani në afatin kalimtar të verës?

Lista është në bazë të çmimit të transferimi:

Erling Haaland te Man City

30%

Aurelien Tchouameni te Real Madridi

10%

Darwin Nunez te Liverpooli

14%

Matthijs de Ligt te Bayern Munich

4%

Sadio Mane te Bayern Munich

NEWCASTLE ME OFERTË TË RE PËR JOAO PEDRO

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Newcastle Unitedi është gati të bëjë një ofertë të re për Joao Pedro.

Watfordi refuzoi ofertën e tyre të parë prej 20 milionë funte plus tre milionë tjera bonuse.