Klivlend dhe San Antonio vazhdojnë me fitoret

Klivlend dhe San Antonio vazhdojnë me fitoret

Ekipet e Klivlendit dhe San Antonios të cilat edhe këët sezonë konsiderohen favorite për trofeun e kamopionatit në Ligën e basketbollit NBA, vazhdojnë me fitoret.

Deri në trofeun e tretë në po aq ndeshje kampioni Klivlend arriti para publikut të vet me fitoren ndaj Orlandos me rezultat 105:99, përderisa San Antonio i gëzoi simpatizuesit e vet me triumfin ndaj Nju Orlleans me 98:79.

Ndeshja më e paparamenduar nga lojët e mbrëmshme u luajt në Denver, ku pas pesë minitave plotësuese, fitore realizoi ekipi mysafir, Portlandi me rezultat 113:115.

Në dneshjet e tjera u arritën këto rezultate:

  • Sharllot - Boston 98:104
  • Njujork - Memfis 111:104
  • Çikago - Indiana 118:101
  • Miluoki - Bruklin 110:108
  • Sakramento - Minesota 109:103

Please publish modules in offcanvas position.